FOTOT+VIDEO/ Tmerr në Paris, sulmohen me thikë 7 persona, katër në rrezik për jetën. Autori…

Sep 10, 2018 | 8:28
SHPËRNDAJE

Shtatë persona janë plagosur, katër prej tyre ne rrezik per jeten, kur nje person ne mes te parisit iu sul me thike duke bere horror.  Mediat e huaja, shkrujane se sulmuesi, që pretendohet të jetë me kombësi afgane, është arrestuar nga policia. Por deri me tani nuk ka te dhena per ndonje sulm qe lidhet me terrorizmin.

Në disa raportime është thënë se në mesin e të plagosurve, dy prej tyre janë turistë nga Britania. Sulmi ka ndodhur të dielën, pak para mesnatës, në verilindje të kryeqytetit francez.

Disa burime kanë thënë se i dyshuari ka sulmuar të huajt, duke therur me thikë dy burra dhe një grua, derisa shumë persona kanë tentuar ta ndalojne duke vene jeten ne rrezik. Pas sulmit te pergjakshem ai ka vazhduar duke sulmuar dy turistë britanikë në Henri Nogueres.

“Ne jemi duke trajtuar urgjentisht këtë incident dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet franceze”, ka thënë Zyra e Jashtme Britanike në një deklaratë.

1 2

1 2 3 4 5 6 7 8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura