Tërmeti në Meksikë/ Shkon në 250 numri i viktimave, 20 prej tyre fëmijë

Sep 20, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

Tërmeti i mbrëmshëm që goditi Meksikën qendrore ka shkaktuar të paktën 250 viktima, në kryeqytet dhe në Mexico City.

Ora-09:27

BBC ka raportuar se deri më tani rezulton që numri i viktimave ka shkuar në 248. Po ashtu edhe Presidenti Enrique Peña Nieto ka konfirmuar se janë  më shumë se 20 fëmijë të vdekur dhe 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një shkollë u rrëzua.

Tërmeti 7.1 magnitudë gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje.Vendi është i prirur për tërmetet dhe më parë, ka pasur një tjetër lëkundje  me magnitudë 8.1 në jug, ku mbetën të paktën 90 të vdekur.

Numri i të vdekurve u konfirmua në Twitter nga koordinatori kombëtar i vendit për mbrojtjen civile:

 Morelos City: 72 të vdekur

Puebla: 43 të vdekur

Mexico City: 117 të vdekur

Meksiko: 12 të vdekur

Guerrero: 3 të vdekur

Oaxaca: 1

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, tha Survey Gjeologjik i SHBA.

 

Pamjet e tmerrit, shkon në 225 numri i viktimave. Si u shkatërrua qyteti

Ora- 07:49

Pamje tmerri ato qe la pas termeti 7.1 balle i cili shkaktoi 225 viktima dhe rrenoi teresisht Mexico City.

meksika

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët në kryeqytetin Meksiko Siti, me 20 milionë banorë, po gjurmojnë nëpër gërmadhaa të ndërtesave të shkatërruara për të gjetur të mbijetuar eventualë dhe trupa të pajetë.

Koordinatori kombëtar për mbrojtje civile, Luis Felipe Puente, tha se së paku 149 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre në Meksiko Siti dhe hapësirat në jug dhe në lindje të kryeqytetit, ku ishte epiqendra e tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Por vetem pak me pas mediat e huaja raportuan per rritje te frikshme te viktimave, duke raportuar se deri tani jane 225 te vdekur.

Mijëra njerëz u panë të iknin nga shtëpitë e tyre të frikësuar, tha një dëshmitar okular për Reuters.

Monitorët e kompjuterëve u rrëzuan, fotografitë ranë nga muret dhe objektet e tjera lëvizën nga vendi. Dhjetëra e qindra punonjës u fshehën nën tavolinën e zyrës së tyre.

Tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në Mexico City, ku stacionet televizive lokale transmetojnë imazhe të fasadave të ndërtesave të shembura dhe rrugëve të mbushura me mbeturina.

Bursa në kryeqytetin e Meksikës njoftoi se pezullon tregtimin për shkak të tërmetit.

Tërmeti i së martës goditi vetëm disa orë pasi shumë vetë përkujtuan tërmetin tragjik të vitit 1985, i cili vrau më shumë se 5.000 njerëz në Mexico City.



1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura