FOTOT/Pronarit të lokalit në Maliq i gjendet arsenal armësh

Jul 1, 2016 | 9:38
SHPËRNDAJE

Një 39-vjeçar në Maliq u arrestua nga policia, pasi në lokalin e tij u gjet arsenal armësh. Policia njofton se ka arrestuar 39-vjeçarin Eugen Gengo, banues në fshatin Plasë, të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan armë zjarri dhe municione luftarake.

4

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që Policia ushtroi në banesën dhe automjetin në pronësi të tij si dhe në ambjentet e lokalit të tij, gjeti

Një armë zjarri automatike.
Një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë.
321 fishekë.
8 krëhëra automatiku bosh.
1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ky shtetas i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura