FOTOT/ Zbulohet piktura 400-vjeçare, vlera e saj shkon në miliona dollarë

Apr 19, 2022 | 20:59
SHPËRNDAJE

Një pikturë holandezë 400-vjeçare, që sipas ekspertëve mund të vlejë miliona dollarë është zbuluar në Australi.

piktore e hedes

Vepra e artit e quajtur “Still Life” u mbajt për shumë vite në atë që tani është një muze i njohur si Akademia Woodford në Malet Blu, në Uellsin e Ri Jugor.

Piktura e shekullit të 17-të nga Epoka e Artë holandeze u zbulua mes një koleksioni prej 60,000 pjesësh pasi ndërtesa dhe përmbajtja e saj iu dhuruan Fondit Kombëtar të Australisë.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_220419100255-02-dutch-master-artwork-uncovered-australia

“Është një moment i rrallë dhe jashtëzakonisht emocionues,” tha Julian Bickersteth, koordinator i projektit dhe CEO i Shërbimeve Ndërkombëtare të Ruajtjes.

Piktura përmban një tavolinë me mbulesë të bardhë të shtruar me ushqim të përbërë nga një byrek, arra dhe buke, si dhe një gotë argjendi dhe enë qelqi.

Vepra i atribuohet Gerrit Willemsz. Heda, djali i piktorit të famshëm holandez të shekullit të 17-të, Willem Claesz.

Vlera e veprës së artit është ende duke u vlerësuar, por ekspertët besojnë se mund të vlejë miliona dollarë australianë.

Veprat e Hedës zakonisht vlerësohen në rreth 4 deri në 5 milionë dollarë australianë.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_220419100505-03-dutch-master-artwork-uncovered-australia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura