FOTOT/ Zbulohet kush është porositësi i Toyota-ve, ja si janë ndarë 3.4 milionë eurot në thasë

Jun 25, 2018 | 20:50
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar Alban Mollaymerin i cili dyshohet se  është biznesmeni që ka porositur makinat. Po ashtu në njoftimi ne sotëm policia deklaroi se ka arrestuar dhe Edi Likës dhe Klevi Likës pronarët e trajlerit që bënin transportin e mjeteve.

Po ashtu janë të shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët janë identifikuar si Alfred dhe Elvis Vladi.

mollaymeri

Të gjithë shtetasit e mësipërm ishin me banim në Tiranë, dhe sipas policisë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, këta persona kanë sjellë Toyota-t në portin e Durrësit.

Po ashtu, Policia ka dhënë dhe shifrën zyrtare të parave të gjetura, që janë rreth 3.4 milionë euro dhe një sasi prej 80 mijë eurosh franga zviceriane.

eurot

Po ashtu, katër personave të arrestuar u janë gjetur dhe armë e tipit kallashnikov, një radio policie si dhe 7 paisje celulare.

Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale si më poshtë: ‘’pastrim i produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim”, ‘’mbajtje pa leje armësh”, si dhe ‘’falsifikim  të monedhave”.mollaymeri-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura