FOTOT/ “Zbatoni rregullat, do t’ia dalim”- Gjirokastra mbushet me parrulla për ndërgjegjësimin e qytetarëve

Mar 25, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Pandemia e koronavirusit kërkon një bashkëpunim të gjerë qytetar, për të mos lejuar përhapjen masive të saj.

pjimage (9)

Lidhur me këtë situatë Shoqata Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim ka zhvilluar sot një fushatë ndërgjegjësuese në Gjirokastër.

Sikurse shihet edhe nga fotot e siguruara nga “Panorama Online” janë vendosur parrulla në rrugët kryesore të qytetit ku bëhet thirrje për respektim të rregullave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë kujtojmë që numri i perosnave të infektuar me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 146 të infektuar, numri i viktimave në 5 dhe gjithësej 19 persona janë shëruar.

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura