FOTOT/ Vullnetarët dhe Bashkia e Tiranës ndihma për familjet e përmbytura

Dec 2, 2017 | 10:17
SHPËRNDAJE

Paralelisht me punën në terren të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e zonave të prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, rrjeti i vullnetarëve ka ndihmuar gjatë gjithë natës duke përgatitur pakot me ushqime dhe veshje që do t’iu shpërndahen sot familjeve në nevojë.

Përmes një postimi në twitter dje në mbrëmje, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foto nga puna e anëtarëve të rrjetit të vullnetarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët po ndihmojnë konkretisht familjet e prekura për kapërcimin e kësaj situate.

“Ndihma konkrete, jo sharjet, janë zgjidhja. Teksa kolegët e Bashkisë së Tiranës punojnë ende në fshatrat e largët për zhbllokimin nga dherat, super-vullnetarët tanë e ngrysën ditën duke përgatitur ushqime dhe veshje për ata që janë prekur nga reshjet! FORCA”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e saj për të ndërhyrë duke u ardhur në ndihmë të qytetarëve për çdo situatë emergjente që mund të krijohet. Për të dytën ditë rresht, gjatë gjithë natës, ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe janë vendosur në terren, në shërbim të qytetarëve në të gjitha njësitë administrative.

Mjetet e rënda kanë shkuar në zonat rurale për të mundësuar lirimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

 

DP_c47AWkAcZuxD DP_c47GXUAELKdH DP_c47HWAAIrCwi DP_c47RWkAAhofJ POSTIMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura