FOTOT/ Vrasja për xhelozi, ky është burri që qëlloi gruan dhe veten

Jun 19, 2016 | 12:46
SHPËRNDAJE

Ky është Mikel Xhiko dhe bashkëshortja e tij, Yllka Xhika, e vrarë sot prej tij për motive xhelozie. “Panorama” sjell foton e çiftit pas krimit tragjik të ndodhur në familje.

Mikel Xhiko dhe Yllka Xhiko
Mikel Xhiko dhe Yllka Xhiko

Mësohet se Mikel Xhika ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij duke e vrarë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

E gjithë skena ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të çiftit. Dyshimet janë se Xhiko ishte xheloz për bashkëshorten e tij.

Çifti kishte disa kohë që jetonte me qira në një apartament në Lagjen nr. 17 të Korçës. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen.

12743751_162654727447944_4170960664946798616_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura