FOTOT/ Viola Spiro e lumtur në krah të të dashurit, Valentin Selaj fiton sërish lirinë

Apr 26, 2018 | 23:21
SHPËRNDAJE

5 muaj nga ndalimi i tij në Holandë që mori jehonë në mediat vendase, Valentin Selaj, i dashuri i moderatores simpatike Viola Spiro ka marrë lirinë. Dhe ky është lajmi më i mirë që mund të merrte drejtuesja e programeve sportive këtë pranverë.

Ai është lënë në gjendje të lirë në fillim të muajit prill, pas 20 javësh në qelitë e paraburgimit në Holandë, ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare.


Paparaci i “RevistaWho.Com” i ka fotografuar dy të dashuruarit në zonën e ish-Bllokut teksa shpenzojnë kohë sëbashku, për të rikuperuar kohën kur kanë qenë larg njëri-tjetrit.


Pavarësisht të gjitha komenteve dashakeqe ndaj Violës dhe historisë së saj të dashurisë, ndjenja e saj arriti t’i rezistojë presionit./ revistawho.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura