FOTOT/ Vajzat çmenden për Ledrin, por ai vrapon tek Adela

May 28, 2016 | 15:22
SHPËRNDAJE

IMG_1613

Tashmë dihet që reperi 29-vjeçar Ledri Vula i çmend vajzat, por prezenca e tij në natën festive të shpalljes së kandidaturave të 12 çmimeve të “Top Music Awards” 2016, që u organizua në “Folie Terrace”, e vërtetoi edhe më shumë këtë fakt. I veshur në stilin “casual”, ashtu siç i ka hije një reperi karizmatik, Ledri e kishte të vështirë të depërtonte nga njëra anë e club-it në tjetrën, pasi të gjithë e ndalonin për ta përshëndetur dhe për të shkrepur një foto, për ta pasur kujtim me të. Dhe si një artist i vërtetë, ai nuk i thoshte askujt “jo”, madje as vajzave VIP seksi që kishin pushtuar club “Folie” në party-n e organizuar nga “Landmark Communications”.

Në festën e moderuar nga Ledion Liço, Ledri ishte artisti që ra më shumë në sy mes djemve të muzikës më të pëlqyer të momentit, jo vetëm për faktin që komentohet si më i bukuri, por edhe sepse ai intrigoi kësaj here me shoqërinë e tij speciale në këtë festë. Edhe pse përpiqej të mos binte në sy që në këtë festë kishte edhe të dashurën e tij seksi, Adela Sollaku, fotografi ynë ka mundur t’i kapë në momente pikante, ndërsa ishte pranë saj.

IMG_4259

Pavarësisht lajmeve të shumta se Ledri Vula është në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar me vajzën e bukur të ishprokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ky event është ndër të rrallët ku ata i sheh të dy bashkë. Dhe janë një superçift të parë në këtë foto, ku Adela na çudit me format e lakuara poshtë fustanit klas. Këto ishin ndër momentet e pakta që Ledri qëndroi afër partneres së tij, pasi preferonte që në shumicën e kohës të argëtohej me miqtë artistë dhe po ashtu t’u jepte mundësinë fansave për t’i takuar nga afër.

IMG_4284

Përveç jetës sentimentale, reperi nga Kosova është në kulmin e tij në karrierë pasi këngët e reja të kënduara nga ai bërë janë hit pas hiti. Pas klipit në ngjyrat bardhezi “SRMN”, Ledri është komentuar se ka marrë shumë klikime në YouTube me klipin më të ri, “Kings”.

lwedri dhe adela

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura