FOTOT/ Unaza e Madhe, Rama: Brenda shtatorit, hapet segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës

Aug 14, 2020 | 15:20
SHPËRNDAJE

Me ritmet që po ecën puna për ndërtimin e Unazës së Madhe, brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

unaza madhe tirane5

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar dhe disa foto nga punimet që po vijojnë.

“Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si “pun e kryme” pasi u inauguruan me daulle – por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet – dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!

Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

?Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës”, shkruan Rama.

unaza madhe tirane1 unaza madhe tirane2 unaza madhe tirane3 unaza madhe tirane4 unaza madhe tirane6 unaza madhe tirane7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura