FOTOT/ Takimi në Novi Sad, Rama, Vuçiç dhe Zaev nisin diskutimet për ‘Mini Shengenin ballkanik”

Oct 10, 2019 | 10:54
SHPËRNDAJE

rama-vucic-zaev11Në Novi Sad të Serbisë ka nisur zhvillimi i takimit trepalësh mes Presidentit, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Gjatë këtij takimi të tre liderët do të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, duke e emërtuar këtë si një ‘Mini Shengen ballkanik’.

Kjo marrëveshje është kundërshtuar nga Kosova, që është lënë jashtë “Mini Shengenit”, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë.

Firmosja e marrëveshjes nga  tre liderët Rama, Vuçiç, Zaev do të shoqërohet me një deklaratë për shtyp për të zbardhur detajet.

rama-vucic-zaev1 rama-vucic-zaev11 rama-vucic-zaev rama-vucic-zaev111

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura