FOTOT/ Stuhia e dëborës godet Greqinë, “Medea” bllokon rrugët. Pritet përkeqësim i situatës

Feb 15, 2021 | 22:35
SHPËRNDAJE

Stuhia “Medea” ka bllokuar Greqinë. Reshjet e dëborës kanë përfshirë Athinën dhe pjesën më të madhe të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin, ndërsa disa akse rrugore janë bllokuar.

greqi2

Rruga Athinë-Lamia është bllokuar, ndërsa parashikimet flasin për një përkeqësim akoma më të madh të motit në veri të shtetit fqinj, por edhe në zonat qendrore të Athinës . Për shkak të rrezikshmërisë që paraqitet rruga Athinë-Lamia do të qëndrojë e mbyllur 24 orë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile greke, Michalis Chrysochoidis situata pritet që të përkeqësohet por sipas policisë, makinat po lëvizin për momentin dhe gjendja do të vlerësohet çdo orë, kështu që nëse është e nevojshme, trafiku do të ndalet gradualisht.

greqi greqi6 greqi5 greqi4 greqi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura