FOTOT/ “Skandali me flamurin dhe stemën e Republikës. Shtet karagjoz, fyese e poshtëruese”

Sep 7, 2018 | 11:02
SHPËRNDAJE

“Askund tjeter e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore”. Keshtu shkruan nenkryetari i LSI-se, Luan Rama teksa publikon foto te flamurit tone kombetar dhe te stemes se Republikes, se si eshte deformuar ai teksa përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë!

Postimi i Luan Rames 

Shtet karagjoz!

Askund tjeter e në asnjë shtet të kësaj botës tonë, nuk ndodh ajo që ndodh në Shqipëri me simbolet kombëtare e shtetërore!
Me një idiotësi unikale e në papërgjegjshmëri të plotë, me vetëdije të habitshme e fyese, poshtëruese, pothuaj të gjitha institucionet e larta shtetërore e prezantojnë Shqipërinë si një shtet karagjoz, madje si shtetin e vetëm karagjoz në botë, duke shkelur në mënyrën më flagrante Kushtetutën e Republikës dhe ligjin “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”.
Sepse ky ligj përcakton formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar , formën dhe përmasat e stemës se Republikës te Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit te tyre. Jashtë këtij përcaktimi e në kundërshtim me këtë ligj, askush nuk duhet e nuk mund të veprojë! Nuk duhet e nuk mund, por në fakt, me simbolet kombëtare e shtetërore të Republikës së Shqipërisë ka ndodhur e vazhdon të ndodhë, duke përdorur variante a modele në kundërshim me përcaktimet e ligjit!
Në vijim po ju jap variantin sipas ligjit, të flamurit kombëtar dhe të stemës së republikës, e më tej, disa variante të stilizuara të tyre në kundërshtim me ligjin dhe që përdoren nga disa prej institicioneve tona, ku varianti më skandaloz është ai që përdoret nëpër ambasadat e Shqipërisë kudo ku ato janë nëpër botë, ku është sajuar një model me shiponjën dhe përkrenaren në ngjyrë të bardhë!
Pra thënë shkurt dhe shqip: shtet karagjoz! Dhe institucione që shkelin Kushtetutën!

1 2 3 4 5 6 7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura