FOTOT/ Skandal me stadiumin në Kosovë, emri i Fadil Vokrrit nuk ndriçon i plotë

Aug 14, 2018 | 22:46
SHPËRNDAJE

Ka pak ditë që stadiumi i kryeqytetit në Kosovë mori emrin e legjendës së futbollit, “Fadil Vokrri”.

39038148_2261665080719153_7258025616732061696_n-728x430

Vendosja e shkronjave të emrit u prit me entuziazëm nga qytetarët e Prishtinës, edhe më tepër kur ato në mbrëmje u ndezën për t’i dhënë kështu stadiumit një pamje të mrekullueshme, bën me dije Kult Plus.

Ndërsa dje u bë edhe hapja zyrtare e stadiumit ku u mbajt edhe ndeshja Prishtina – Drita.

Por vetëm një ditë pas hapjes zyrtare, emri i Fadil Vokrrit nuk shkëlqen më. Si duket dritat janë dobësuar shpejt dhe tashmë, vetëm disa shkronja ndriçojnë, duke e lënë mangët emrin e futbollistit dhe duke i dhënë një pamje të keqe stadiumit.
Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Vokrri vdiq më 9 qershor të këtij viti, në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër gjatë orëve të para të mëngjesit. Ai njihet si legjendë e futbollit kosovar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura