FOTOT/ Shqiptari ekzekuton biznesmenin qipriot dhe dy truprojat

Jun 24, 2016 | 11:25
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 41-vjeç ka ekzekutuar tre persona në një lokal në Qipro dhe ka mbetur i vrarë edhe vetë, gjatë ndërhyrjes së policisë.

Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u fut së bashku me persona të tjerë në një restorant dhe hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte një biznesmen qipriot.

Ngjarja ndodhi natën e kaluar në një restorant në Agia Napa, në bregun jugor të ishullit të Qipros.

Nga të shtënat mbeti i vrarë biznesmei dhe një cift policësh që e shoqëronin atë. Gjithçka ndodhur në sy të fëmijëve, që mbeten të traumatizuar.

Viktimat u identifikuan si Fanos Kalopsidiotis, 46-vjec dhe cifti Elias Hadjiefstathiou dhe gruaja e tij Skevi Hadjiefstathiou, 39-vjec.

Policia thotë se për sulmin u përdorën kallashnikovë, nderkohe qe kane nisur hetimet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura