FOTOT/ Shqipëria kishte “Diellin” e saj, 50 vjet përpara se Anglia të nxirrte kopjen e parë të “The Sun”

Aug 12, 2021 | 11:17
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar disa fotografi të gazetës shqiptare “Dielli”, e cila botohej 50 vjet përpara se Anglia të kishte në treg kopjen e parë të ‘The Sun’.

dielli gazeta shqiperi

Sipas Arkivave, Gazeta Dielli botoi kopjen e saj të parë më 15 shkurt 1909 në Boston (SHBA).

“Nëse sot “Dielli” shqiptar i themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica është 110 vjeç, gazeta e famshme angleze “The Sun” është 57 vjeç pasi e ka parë dritën e botimit në vitin 1964″.

POSTIMI I PLOTE I ARKIVAVE

A e dinit se Shqipëria kishte “Diellin” e saj, 50 vjet përpara se Anglia të nxirrte kopjen e parë të “The Sun”?

Gazeta Dielli botoi kopjen e saj të parë më 15 shkurt 1909 në Boston (SHBA). Kjo gazetë mbetet organi mediatik më i vjetër i shqiptarëve.

Faqet e gazetës që vazhdon të informojë komunitetin shqiptaro-amerikan kanë qenë një pasqyrë e furtunave historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, por edhe një forum për opinione e për debatin e hapur publik.

E nëse sot “Dielli” shqiptar i themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica është 110 vjeç, gazeta e famshme angleze “The Sun” është 57 vjeç pasi e ka parë dritën e botimit në vitin 1964.

Në bibliotekën e AQSH-së gjenden kopje të gazetës Dielli të viteve 1922 dhe 1926, gjithashtu në fototekën e arkivt ka fotografi interesante të makinerive të shtypjes së gazetës Dielli dhe stafit të saj në vitet 1912 deri më 1918.

dielli gazeta shqiperi2 dielli gazeta shqiperi3 dielli gazeta shqiperi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura