FOTOT/ Shpejtësia e lartë merr në qafë disa të rinj, makina bëhet copë në tunelin e Kalimashit

Jul 20, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Kalimashit, e sic shihet edhe nga pamjet e publikuara ne mediat sociale, një makinë tip “Benz” ngjyrë e bardhë është përplasur me trafik-ndarësen.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet udhëtonin disa të rinj dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe në dalje të tunelit. Burime për JOQ, ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, deklarojnë se pasagjerët dhe shoferi kanë mbetur të plagosur lehtë. Pritet deklarata zyrtare e policise për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

37407787_880012308854781_2472346908320858112_n 37549556_880012225521456_429346779406794752_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura