FOTOT/ Shirat sjellin dëme në Divjakë, rrëzohen pishat

Aug 13, 2017 | 9:55
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e së shtunës gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi që kanë vijuar deri në orët e para të së dielës.

oshee 1

Në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Ndërkohë për shkak të motit të keq, zona e Divjakës nuk furnizohet me energji elektrike.

oshee 2

Siç do e shikoni nga fotot, dëmet gjatë natës kanë qenë të shumta. Era e fortë ka rrëzuar disa shtylla e pemë, duke shkaktuar dëmtime në rrjet. OSHEE deklaron se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

oshee 3

oshee 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura