FOTOT/ Shembja e urës në Genoa, shkakton zemërim tek qytetarët: Ministri festonte, kur ndodhi tragjedia

Aug 16, 2018 | 15:05
SHPËRNDAJE

Tragjedia e Genoas ka shkaktuar dhe polemika të forta, pasi mediat në vend kanë publikuar disa foto ku shfaqet Ministri i Brendshëm duke festuar.

Sipas mediave në vend, fotot janë bërë gjatë natës kur u shemb ura Morandi.

“La Stampa” shkruan se Salvini ka qenë në një darkë ku merrnin pjesë 260 pjesëtarë të partisë së tij Lega. Kanë qenë vet anëtarët e partisë ata që kanë publikuar fotot në rrjetet sociale.

4cbf5780-a13b-11e8-9169-223314c4d2b8_salvini 4-kP-U1120103100277H1D-1024x1054@LaStampa.it

Dollitë, selfiet, apo dhe një tortë gjigande me foto të ministrit ku shkruhej ‘Fiton skuadra’ ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kërkojnë llogari ministrit të tyre.

5056126c-a13b-11e8-9169-223314c4d2b8_salvini 5-kP-U1120103100277AcF-1024x808@LaStampa.it 57f911ea-a13b-11e8-9169-223314c4d2b8_salvini 2-kP-U11201031002776kC-1024x1135@LaStampa.it 5285cf50-a13b-11e8-9169-223314c4d2b8_salvini3-32336-kP-U1120103100277SCE-1024x1176@LaStampa.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura