FOTOT/ Shembet godina 5-katëshe në Fakultetin Ekonomik. PD: Lejen për ndërtimin ia kishte dhënë vetë Rama

May 25, 2015 | 14:30
SHPËRNDAJE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot një godinë 5 katëshe në ambientet e Fakultetit Ekonomik.

Godina e paprishur

Mbi 300 kallëpe tritoli u vendosën në godinën që ndodhej prej 6 vitesh në ambientet e Fakultetit.

Pas prishjes se godines

Policia mori masat që të bllokonte për rreth 30 minuta qarkullimin e automjeteve në rrugën hyrëse dhe dalëse në Tiranë nga Rruga e Elbasanit. 

Pas shembjes se godines Bashkia e Tiranes publikoi vendimin e firmosur nga kryetari i Bashkise ne vitin 2004, Edi Rama, per dhenien e lejes per ndertimin 5 katesh prane Fakultetit Ekonomik.

 

 Gjithashtu për shembjen reagoi edhe Partia Demokratike, permes deputetit Gerti Bogdani, i cili tha se prioritetet e vërteta të Edi Ramës janë, “tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave për të cilat ai vetë ka dhënë leje.”

“Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit. Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetarëve. Dhe përsëri përdori po me paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.

A do të mbajë ai përgjegjësi për trillet e tij që i kushtojnë taksave të qytetarëve? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol? Për mbarë qytetarët tashmë është e qartë se kush është kryeministri i vendit”,- tha Bogdani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura