FOTOT/ Sekuestrohen 30 mjetet luksoze të “El Chapo-s” 1 muaj pas arratisjes nga burgu

Aug 29, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Më shumë se 30 automjete dhe motorë luksozë të kreut të kartelit më famëkeq të drogës në Meksisë, El Chapo-s janë sekuestruar nga policia.

Mjetet luksoze të El Chapo-s
Mjetet luksoze të El Chapo-s

Mjetet u sekuestruan në qytetin e tij të origjinës, Kuliakan, që ndodhet në rajonin e Sinaloas. Ndërkohë, El Chapo ndodhet ende në arrati, një muaj pas arratisjes spektakolare nga burgu, përmes një tuneli nëntokësor.

Mes mjeteve ka të tipeve “Jeep Saahara”, “Dodge Viper” dhe motorë “Ducati”. Gjithashtu, policia ka sekuestrua me qindra armë që thuhet se i përkasin kartelit të drogës.

Makina6 Makina5 makina3 Makina2 Makina

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura