Fotot seksi të zëdhënëses së PD. Sekretet e trupit perfekt

Jul 25, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

orikop
Gati një vit pas prezantimit si zëdhënëse e selisë së Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj fotografohet nga paparaci duke pushuar në plazhin e Dhërmiut. E komentuar gjithnjë si figurë simpatike në botën e medias, kjo është hera e parë që Oriela fotografohet me bikini pas hyrjes në terrenin e ashpër politik. Ajo është shkëputur paksa nga jeta e zhurmshme e Tiranës, për të shijuar detin, rërën dhe diellin. Paparaci e ka fotografuar Nebiajn në momentin që po merrte rreze, pasi kishte dalë nga deti.
ori2
E veshur me bikini me ngjyra, përveç shtatëlartësisë që e karakterizon, Oriela na prezanton elegancën e saj dhe trupin e tonifikuar për t’u pasur zili. Sipas burimeve tona, deri tani fizikun në formë e ka mbajtur me ushqim dhe regjim të mirë. Mesa dimë nuk i ka frekuentuar asnjëherë palestrat, edhe pse i do shumë sportet, të cilat i ushtron kur ka kohë të lirë. Falë metabolizmit, mesa duket ka qenë e llastuar edhe nga gjenet, që i ka të trashëguara nga i ati.
oriela2
Por natyrisht që rezultatet e trupit fibër ajo i ka edhe nga stili i jetës dhe mënyra si argëtohet me pushime,  pasi është gjithmonë në lëvizje dhe asnjëherë ajo vajza që zgjedh të marrë vetëm rreze e shtrirë në shezlong. Në plazh Oriela bën shumë not, sporte uji, winsurf, ecje dhe vrap mëngjesi në breg të detit. Kohën e lirë, zëdhënësja e PD-së preferon ta kalojë duke lexuar libra, duke luajtur volejboll me shoqërinë e saj, apo dhe duke dëgjuar muzikë latine.
oriela
Përsa i përket karrierës, vajza simpatike e ekranit dikur, tani është përfshirë seriozisht në politikë, që është angazhimi parësor dhe i vetëm për të. Ajo është përqendruar plotësisht dhe me impenjimin maksimal për të qenë aty për çdo problematikë, ndërkohë që në shtator do të vijojë me jetën akademike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura