FOTOT/ Saranda nën perde tymi. Përsëritet historia e gjashtë vjetëve më parë

Jul 30, 2015 | 19:46
SHPËRNDAJE

Që nga pasditja e së mërkurës për të vazhduar edhe ditën e së enjtes re të dendura tymi kanë mbuluar qytetin. Shkak ka qenë djegia e plehrave në fushën e depozitimit të mbetjeve urbane të Sarandës në Volloder.

Volloder 3Është rasti i dytë në një hark kohor prej gjashtë vitesh, që nga qershori i 2009, që përsëritet e njëjta situatë, tym mbytës dhe gaz karbonik mbi qytetin e Sarandës dhe pikërisht në një kohë kur qyteti është në sezonin e verës dhe numri i pushuesve është i kënaqshëm.

Gjatë ditës firma private kanë dërguar disa mjete të rënda me ngarkesë material inert, që u hodh mbi tërë sipërfaqet e ndezura. Ndërkohë që është bërë edhe çarja e blloqeve të ndezura  duke krijuar në këtë mënyrë korridore dheu, për të bërë të pamundur përhapjen dhe fuqizimin më tej të zjarrit.

Volloder 2Operacioni për shuarjen e zjarrit ka nisur pasditen e së mërkurës për të vijuar edhe me paraditen e së enjtes. Në operacionin për shuarjen e këtij zjarri ka marrë zjarrfikësja e Sarandës. Gjatë ditës firma private kanë dërguar disa mjete të rënda me ngarkesë material inert, që u hodh mbi tërë sipërfaqet e ndezura. Ndërkohë që është bërë edhe çarja e blloqeve të ndezura  duke krijuar në këtë mënyrë korridore dheu, për të bërë të pamundur përhapjen dhe fuqizimin më tej të zjarrit.

Përgjegjësi i inspektoratit shtetëror të mjedisit Ilinden Maze, thotë se: “Kjo këtu është zona e Volloderit në qytetin e Sarandës, ku është pikë grumbullimi i mbetjeve urbane për qytetin.

VolloderDuke marrë parasysh rastin e djeshëm që këtu ra një zjarr që ende nuk dihet shkaku i tij. Aktualisht  kemi një problem jashtëzakonisht të madh ku të gjitha këto mbetje digjen dhe çlirohet gaz karbonik dhe lëndë toksike që janë të përhapura në atmosferë.

Situata ka qenë shumë kritike, madje gjithë zona ka qenë e veshur me mjegull dhe lëndë toksike deri në qytet dhe zonës përreth. U morën të gjitha masat, u vunë të gjitha ingranazhet shtetërore në lëvizje, që të izolohet kjo situatë duke marrë parasysh zjarrfikësen, disa firma private në bashkëpunim me bashkinë, me qëllim që të shuhet zjarri. Shpresojmë që shuarja të bëhet shpejt”.

Firma “Korsel” që prej vitesh është firma e pastrimit të qytetit të Sarandës është përgjegjësja kryesore e situatës së krijuar këto dy ditët e fundit. Në 11 qershor të këtij viti në kushtet kur firmës Korsel i kish mbaruar afati i kontratës është rilidhur nga bashkia Sarandë një tjetër kontratë me afat deri në 28 gusht 2015. Në këto kushte sipërmarrësi, pra firma Korsel ka rënë dakord me shumë kushte të lidhura në kontratë, nga të cilat asnjë prej tyre nuk është zbatuar.

Atëherë për në situatën aktuale dhe madje tepër alarmante në vendpërpunimin e mbeturinave në Volloder i ngelet organeve ligjzbatuese të vendosin se çfarë do të bëhet më tej me firmën. 

SHPRESA DINE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura