FOTOT/ Rudina Magjistari vazhdon me eksperimentet në look, për herë të parë në jetë me …

Jul 12, 2020 | 10:55
SHPËRNDAJE

Rudina Magjistari ka eksperimentuar si rrallëherë me ‘look-un’ e saj, duke u shfaqur përherë në ekran me pamjen e saj me flokët biondë.

Megjithatë, ditën e djeshme moderatorja u shfaq mjaft ndryshe, teksa flokët e verdhë i kishte bërë kaçurrela.

Për këtë ndryshim, Rudina pyeti edhe ndjekësit e saj nëse i shkonin apo jo dhe shumë prej tyre pohuan se moderatorja dukej shumë bukur me atë pamje.

Kujtojmë se hera e fundit që Magjistari ka ndryshuar look ka qenë disa muaj më parë, kur u shfaq me flokët në ngjyrë karrotë, ndryshim ky që zgjati vetëm disa minuta.

Në gjithë karrierën e saj, kjo është hera e parë që moderatoren e shohim me kaçurrela, të cilat i përshtaten shumë mirë me tiparet e portretit.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura