Bashkia e Tiranës: Nuk ka rrugë “Edi Rama”. Po kush e vuri…?! (FOTO)

Aug 31, 2015 | 19:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas lajmit të publikuar në media se në Surrel të Tiranës ekziston një rrugë me emrin ‘Edi Rama’, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës duke thënë se nuk ekziston një emërtim rruge me emrin e Kryeministrit.

Foto marre nga harta e publikuar ne faqen online te Bashkise se Tiranes
Foto marre nga harta e publikuar ne faqen online te Bashkise se Tiranes

“Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama””,-thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Duke cituar ligjin, Bashkia thotë se emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak. “Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë”,-sqaron Bashkia, ndërsa shton se çdo informacion tjetër për këtë çështje është i rremë apo nga burime të pasakta e të pavërteta.

Ndërkaq, nëse kërkohet në internet, mjafton një klikim i thjeshtë në aplikacionet ‘Google Earth’ ose ‘Google Map’ për ta vërtetuar se ekziston një rrugë me emrin “Edi Rama”.

Rruga me emrin e kryeministrit Rama gjendet edhe në aplikacionin e hartës që Bashkia e Tiranës ka vendosur në faqen e saj.

Me shumë gjasa emërtimet e reja të rrugëve i dërgohen “Google” nga bashkitë e vendit që kanë të drejtën e emërtimeve dhe të ndryshimeve të emrave.

Por nëse Bashkia e Tiranës e mohon këtë, atëherë ngrihet pyetja se cili mund ta ketë bërë një dryshim të tillë, kur të drejtën ekskluzive për këtë e ka Bashkia vetë.

Më herët, lajmi u publikua në mediat online dhe më pas solli edhe reagimin e ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mediat njoftojne se Rama i ka vene rruges ku banon ne Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj ketu se sarajet e tij ne Surrel jane simboli me i shemtuar i korrupsionit. Ne vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetem 3 mije euro, nderkohe qe vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mije euro dhe ne hipoteke ka deklaruar se token truall te sarajeve e ka blere me 2$ metrin katror ne nje kohe kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur te shpalle rrugen prone personale”, shkruan Berisha. 

rama ne surrel 2
rama ne surrel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura