FOTOT/ Robert Berishës nuk i ndahet shpirti nga familja e Norës, pas ndarjes uron publikisht ish-kunatin

Nov 16, 2019 | 11:00
SHPËRNDAJE

Nora-RObert-berisha-ndarja-PanoramaNora Istrefi dhe Robert Berisha, para disa muajsh i dhanë fund martesës 5- vjeçare, por gjithçka mes tyre përfundoi në mënyrën më të mirë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Glamour Zone”, Roberti ka treguar se ata nuk janë divorcuar ende zyrtarisht, sepse këtë e konsiderojnë më shumë si një pauzë sesa si një ndarje. 

Ai tha se me Norën vazhdon të ketë marrëdhënie të mirë dhe përveçse me të, duket se Roberti ruan raportet edhe me familjen e saj. Së fundmi, vëllai i vetëm i këngëtares së njohur, Bledi Istrefi, ka festuar ditëlindjen dhe Roberti e ka uruar publikisht. Ai ka postuar në “Instagram” një foto të Bledit dhe nga fjalët që ka shkruar, kuptohet se ai gëzon shumë respekt e dashuri për të. “Gëzuar ditëlindjen Bledush! Të do Robqiqi”, ka shkruar Berisha, shoqëruar me figurën e një torte e një puthje. Përmes këtij urimi, Roberti ka vërtetuar sërish se nuk Robert Berishës nuk i ndahet shpirti nga familja e Norës, pas ndarjes uron publikisht ish-kunatin ka asnjë lloj inati mes tij dhe Norës e se çdo vendim e kanë marrë me mirëkuptim.

Nuk dihet nëse do të ketë një rikthim në lidhjen e tyre, pasi Roberti thuhet se po tenton një ribashkim. Dy muaj pasi muzikanti i njohur nga Prishtina, Robert Berisha, ndau me gjithë ndjekësit e tij në “Instagram” lajmin se martesa e tij me Nora Istrefin kishte marrë fund, historia e tyre mori tjetër drejtim pak javë më parë. “Prive” publikoi një video dhe foto në aeroport të këngëtares Nora Istrefi, e cila shihej që po udhëtonte me ish-burrin. Fakt ishte që ata nuk janë vetëm, por së bashku me motrën e saj, Era Istrefin, dhe Dj Red.

Sipas mediave të Kosovës, kjo mund të jetë një rastësi, ose çifti i famshëm mund të ruajë raporte të mira edhe pas ndarjes. Këngëtari zbuloi se shkak për divorc ishte bërë mungesa e dashurisë dhe se pavarësisht këtij fakti, ata të dy do të jenë prindër të përgjegjshëm për Reneenë e vogël. Ndërkohë, në anën e dukshme të skenës ndarja u duk paqësore dhe mjaft e civilizuar, por e vërteta ishte ndryshe.

Burime të afërta të çiftit kanë treguar se ata kishin muaj që kishin mosmarrëveshje e zënka dhe në momentin që e bënë fakt ndarjen, kishin kohë që s’jetonin më bashkë. Të njëjtat burime tregojnë se gjatë këtyre dy muajve, Roberi është shfaqur i penduar te miqtë dhe ka nisur përpjekjet si e si ta bindë Norën për një ribashkim të mundshëm e për ta rikthyer në shtëpi. E duket se bisedimet po shkojnë mirë, nisur nga kjo foto e udhëtimit të tyre të parë në çift pas ndarjes. Miqtë e tyre tregojnë se gjatë kohës që ishin të ndarë, ata kontaktet i kishin vetëm për vajzën.

Shenjën e parë Roberti e dha në “Instagram”, kur nuk u rezistoi dot fotove seksi që Nora Istrefi kishte bërë në rrugët e Prishtinës. Ai i bëri like-t e para ish-gruas, duke bërë që të lindnin dyshimet se marrëdhënia e tyre po merrte tjetër kthesë pas ndarjes. Mirëpo, kjo ndarje u shoqëruar me hije skandali nga pas./PANORAMAPLUS.al









NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura