FOTOT/ Rivalitet në skenë dhe eros në prapaskenë mes Marsela Çibukajt dhe Vitmar Bashës

SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare Marsela Çibukaj befasoi më së shumti me pamjen e saj në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike”, që shpall sot në mbrëmje fituesin në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. 

Këngëtarja prej disa muajsh është transformuar në pamje aq shumë, sa duket një tjetër njeri. Pas shumë vitesh me probleme me mbipeshën, ajo vendosi që t’i heqë kilogramët e tepërt, duke sakrifikuar vërtet shumë, por që siç u pa dhe në daljen e saj në skenën e “Këngës Magjike”, kjo sakrificë ia ka vlejtur.

Me paraqitjen tejet të kuruar, Marsela mori vëmendjen e të gjithëve në festivalin “Kënga Magjike”, në të cilin garon me këngën “Thërrime dashurie”. Në një video të shpërndarë përpara nisjes drejt Pallatit të Kongreseve, Marsela i ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj, në një fustan pink me shumë klas.

Te “Kënga Magjike” mori pjesë edhe i dashuri i Marselës, Vitmar Basha. Vitmari performoi i pari këngën “Largoji retë” dhe më pas Marsela me “Thërrime dashurie”. Pasi përfundoi secili performancën e tij si rivalë në skenë, ata i dhuruan njëri-tjetrit një puthje në buzë në prapaskenë, duke harruar rivalitetin mes tyre.

Kësaj here Marsela u fotografua në prehrin e partnerit, pasi tashmë është shndërruar e lehtë si pupël pas shumë sakrificave për të humbur kilogramët e tepërt. E si rezultat, këngëtarja e njohur na çudit gjithmonë e më shumë me formën e saj fizike pas përgjysmimit të peshës fizike. Ajo është shndërruar në një modele të vërtetë, për të qenë një nuse elegante në dasmën VIP, që çifti ka planifikuar të organizojë vitin që vjen. E pandarë nga partneri i saj muzikant, Vitmar Basha, këtë herë ajo fotografohet në Pallatin e Kongreseve, pas fotove në kinema në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, me regji të Eduart Grishajt.

Pas heqjes së kilogramëve dhe dukjes tashmë të mirë me veshjen elegante, Marsela e shijoi në maksimum romancën e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha. Ata u panë të lumtur dhe super të dashuruar, ndërsa shkëmbenin puthje e përqafime edhe në publik, siç ishte koncerti i reperit të momentit Capital T. Kujtojmë që dalja e tyre e parë në publik ishte në koncertin e Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve, ku dhe dolën fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj me Vitmar Bashën.


View this post on Instagram

Marsela & Vitmar @marselacibukaj @vitmarbasha #kengamagjike2019 #kendojpertendertuar

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on


Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe muza e tij krijuese. Dhe lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskutojnë martesën, madje kanë vendosur diçka për vitin 2020. Sërish ishte Vitmari ai që tregoi ndonjë gjë dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë.

Dhe natyrisht që ajo ka nisur prej kohësh përgatitjet për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike. Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakolar në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe, ndërkohë që shumë kuriozë janë fansat se si arriti Marsela të dobësohet kaq shumë.

Ajo vetë ka lënë të kuptohet se me anë të vullnetit dhe dietës së fortë ka arritur të heqë kilogramët e tepërt, por nuk dihet nëse mund të ketë bërë ndonjë ndërhyrje. Gjithsesi, të vërtetën mund ta thotë vetë ajo. Në fillim të këtij sezoni televiziv, Marsela u bë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me” me partner Valer Kolnikajn, garë nga e cila hoqi dorë, pasi siç u tha nga burime të brendshme, nuk e përballoi dot intensitetin e provave./PANORAMAPLUS




Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.