FOTOT/ Rama në Qafë Plloçë me atlete dhe me kritiken Arta Dade në krah

May 2, 2016 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka publikuar disa fotografi nga Qafë Plloça ku pa nga afër ecurinë e punimeve në këtë aks rrugor.

rama 1

“Duke ndjekur punimet për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, një segment me rëndësi të veçantë për korridorin Tiranë-Korçë që do t’i japë frymëmarrje të re ekonomisë prodhuese të zonës në veçanti po do të ndikojë shumë pozitivisht për të gjithë vendin, sepse siguron një lidhje më të shpejtë me Portin e Durrësit për të gjithë transportin ndërkufitar”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Por ajo që bie në sy në fotot e publikuara nga kryeministri janë veshja e tij sport me atlete dhe bluzë me zinxhir me viza si dhe fakti që në një prej fotove është në krah të kritikes së tij, Arta Dade.

Deputetja ka mbështetur disa herë Ben Blushin, madje në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare u tërhoq nga gara për të zënë një vend në Kryesi.

rama 7 rama 6 rama 5 rama 4 rama 3 rama 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura