FOTOT/ Qeveria i jep ‘Bindjes Demokratike’ vilën nr.1 dhe një palestër për selinë e partisë, reagon Patozi: I vetmi ‘nder’ që na bëri Rama është se…

Sep 28, 2019 | 15:17
SHPËRNDAJE

Rama-patozi-vilaPas përfshirjes në zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Bindja Demokratike, e Astrit Patozit ka përfituar edhe të drejtën për të pasur një godinë të re për ta shndërruar në selinë e saj.

Me vendim qeverie të firmosur nga Zv.Kryeministri Erion Braçe, Bindjes Demokratike i është caktuar vendosja e selisë pranë ish-Vilave Gjermane në Tiranë.

Po ashtu veç godinës i është dhënë e drejta të përdorë dhe palestrën që ka në krah të vilës nr.1 në zonën e ish-Vilave Gjermane.

Dhënien  në  përdorim,  pa  shpërblim,  nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia “Bindja Demokratike”, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në  krah  të  saj,  në  bllokun  e  ish-vilave  gjermane, Tiranë,   sipas   hartës   treguese   të   regjistrimit   e genplanit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Partisë “Bindja Demokratike” i ndalohet  të ndryshojë  destinacionin  e  pronës  së  përcaktuar  në pikën 1, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

Shpenzimet  operative  i  ngarkohen  partisë “Bindja  Demokratike”  dhe  detyrimet  e  tjera  të përcaktohen në kontratën e huapërdorjes, që do të lidhet ndërmjet palëve, në përputhje me kërkesat e ligjit  nr.  7850,  datë  29.7.1994,  “Kodi  Civil  i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.”, thekson vendimi i firmosur nga Braçe.

PAtozi=selia-binjdes

Reagimi i Patozit

Ndërkohë që kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas publikimit të lajmit në media.

Patozi shkruan se qeveria nuk i ka bërë asnjë favor Bindjes Demokratike, por i ka dhënë një godinë që për ta është e papërshtatshme dhe në një zonë periferike.

I vetmi “nder” që na ka bërë qeveria e Edi Ramës është se na ka dhënë një ambient, që nuk na pëlqen fare, në një zonë gjithashtu të papërshtatshme të periferisë së kryeqytetit, dhe për më tepër me disa muaj vonesë, që nga momenti kur na kishte lindur e drejta, sipas ligjit.

Por për këtë gjë ne, as nuk jemi ankuar dhe, as e kemi bërë çështje, sepse kemi menduar se Shqipëria ka shumë halle të tjera më të rëndësishme, se sa sistemimi me zyra pune i një partie politike.

Në rast se do të ndiqnim logjikën e idjotëve të Lulit, që e paskan trajtuar si një “dhuratë” të Edi Ramës, ne duhet të konsideronim të tillë edhe çdo fond nga buxheti i shtetit, që merr Partia Demokratike apo çdo forcë tjetër politike, sipas ligjit. ”, thekson Patozi, i cili shton se:
“Ambjentet e punës së BINDJES DEMOKRATIKE, do të vijojnë të mbeten pronë shtetërore edhe pasi ne të vendosemi atje. Ato, as i marrim dot me vete në shtëpi, dhe as kemi ndërmend që të ndërtojmë ndonjë pallat të paligjshëm, të cilin edhe po na e prishën, mund të na e dëmshpërblejë pastaj qeveria me miliona euro”.

Vendimi i plotë

PËR DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, NGA DREJTORIA E SHËRBIMEVE QEVERITARE TE PARTIA “BINDJA DEMOKRATIKE”, SI SELI, TË VILËS NR.1 DHE TË PALESTRËS NË KRAH TË SAJ, NË BLLOKUN E ISH-VILAVE GJERMANE,  TIRANË

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

  1. Dhënien në  përdorim,  pa  shpërblim,  nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare te partia “Bindja Demokratike”, si seli, të vilës nr. 1 dhe të palestrës në  krah  të  saj,  në  bllokun  e  ish-vilave  gjermane, Tiranë,   sipas   hartës   treguese   të   regjistrimit   e genplanit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
  2. Partisë “Bindja Demokratike” i ndalohet të ndryshojë destinacionin  e  pronës  së  përcaktuar  në pikën 1, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
  3. Shpenzimet operative  i  ngarkohen  partisë “Bindja  Demokratike”  dhe  detyrimet  e  tjera  të përcaktohen në kontratën e huapërdorjes, që do të lidhet ndërmjet palëve, në përputhje me kërkesat e ligjit  nr.  7850,  datë  29.7.1994,  “Kodi  Civil  i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
  4. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

 

Reagimi i plotë i Patozit

NJË SQARIM I DETYRUAR DHE SHTERRUES PËR TË GJITHË IDJOTËT E LULIT

Pa as më të voglën dëshirë, por në respekt të publikut, që bombardohet pa mëshirë me marrëzi politike dhe me fake news, jo vetëm në rastin tërmeteve, sqarojmë si më poshtë:
1-Pajisja me seli në Tiranë e BINDJES DEMOKRATIKE është një detyrim ligjor i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, i cili buron nga ligji “Për partitë politike”. Që do të thotë se mospajisja do të kishte qenë shkelje flagrante e këtij ligji.
I vetmi “nder” që na ka bërë qeveria e Edi Ramës është se na ka dhënë një ambjent, që nuk na pëlqen fare, në një zonë gjithashtu të papërshtatshme të periferisë së kryeqytetit, dhe për më tepër me disa muaj vonesë, që nga momenti kur na kishte lindur e drejta, sipas ligjit.
Por për këtë gjë ne, as nuk jemi ankuar dhe, as e kemi bërë çështje, sepse kemi menduar se Shqipëria ka shumë halle të tjera më të rëndësishme, se sa sistemimi me zyra pune i një partie politike.
Në rast se do të ndiqnim logjikën e idjotëve të Lulit, që e paskan trajtuar si një “dhuratë” të Edi Ramës, ne duhet të konsideronim të tillë edhe çdo fond nga buxheti i shtetit, që merr Partia Demokratike apo çdo forcë tjetër politike, sipas ligjit.
2-Meqë marrokët e Lulit po thonë se ky është ngë privilegj i qeverisë për BINDJEN DEMOKRATIKE, ne ftojmë çdo subjekt politik, që shkon me mendjen e tyre dhe që ka një seli në Tiranë, të vijë e t’i ndërrojmë kokë për kokë zyrat, duke filluar nga nesër, po të duan.
3-Ambjentet e punës së BINDJES DEMOKRATIKE, do të vijojnë të mbeten pronë shtetërore edhe pasi ne të vendosemi atje. Ato, as i marrim dot me vete në shtëpi, dhe as kemi ndërmend që të ndërtojmë ndonjë pallat të paligjshëm, të cilin edhe po na e prishën, mund të na e dëmshpërblejë pastaj qeveria me miliona euro.
Ndaj i ftojmë idjotĕt e Lulit të mos mërziten kot, sepse aty i kanë, dhe mund të na i marrin prapë, gjithmonë, nëse do t’u vijë ndonjëherë në këtë jetë rasti, që ta kenë ata në dorë.

 Patozi Patozi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura