FOTOT/ Punimet me zaje nga skulptorja beratase, ekspozitat virtuale të Llambrini Dënas

May 2, 2020 | 12:16
SHPËRNDAJE

Në këto kohë pandemie të Covid-19, kur më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për fuqinë shëronjëse të artit, skulptorja nga Berati, Llambrini Dëna, me thjeshtësi e pa pritur ndonjë “porosi” nga lart, u ofron qytetarëve shqiptarë ekspozita virtuale të punimeve të saj.

Përmes veprave me zaje, ajo sjell marrëdhëniet njerëzore, “Paqen” në harmoninë e një familje, por edhe i fton njerëzit të reflektojnë për sjelljen e tyre e të qenit të përgjegjshëm e human ndaj tjetrit dhe natyrës.

95186501_238049284163863_869662480085811200_n

“Është koha për ndërgjegjësim e reflektim ndaj vetes, shoqërisë e natyrës”, thotë ajo, ndërsa shpalos me delikatesë përmes zajeve një “Vorbull maskash njerëzore”, që bien e ngrihen në shoqëri, si në historinë e Sizifit.

Personazhe sarkastikë, si “Don Kishoti & Sanço Panço”, ajo ua ofron vizitorëve virtualë në “Facebook”-un e saj, duke u rrëmbyer një buzëqeshje dhe për të treguar se sa të kota janë “betejat me mullinjtë e erës”, përballë veprave që lënë gjurmë e sjelljeve humane.

95897378_230176968205567_8583236513192476672_n

Mjaft interesante janë edhe punimet në terakotë të artistes, ku motivet popullore vijnë të përshtatura në kohë edhe përmes një “Sfilate në Studio”. Portrete medituese, statura të brishta e ngjyra të ngrohta që të afrojnë butësisht me tradicionalen.

95585463_226442405253608_3304838173036642304_n 95333366_3040528559333236_2198385843750567936_n 95331355_546110512976419_1841859156810661888_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura