Fotot provokuese të Olta Gixharit, një djalë simpatik i vë duart në fundshpinë

Sep 5, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

oltangjgjgjgjg

Aktorja e njohur Olta Gixhari duket se i ka shijuar në maksimum këto pushime. Ajo është kapur vazhdimisht nga paparaci ynë, sidomos në plazhet e Jugut të Shqipërisë mes miqsh dhe fytyrash të njohura të jetës publike. Pak javë më parë, ajo u komentua për linjat e saj të bëshme, ndërkohë që kësaj here fotot janë akoma më pikante.

oltangj
E hipur në një motor uji, Olta ka mbrapa saj një djalë simpatik, i cili mund të jetë edhe thjesht duke e ndihmuar për ta nisur si duhet motorin, por ama duart nuk ka harruar t’i vendosë aty ku duhet. Një pozicion mjaft provokues dhe sensual ky i dy të rinjve, të cilët për momentin nuk e dimë se çfarë raporti kanë me njeri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura