“Fotot provokuese si nuse të Aurelës, i kujton ish-burrit, Admirit, se çfarë ka humbur”

Oct 11, 2015 | 12:48
SHPËRNDAJE

Bëri mjaft bujë lajmi i divorcit të “show girl”-it Aurela Hoxha me Admir Ismailukaj. Ata ishin martuar që nga nëntori i vitit 2005, derisa i shoqi i Aurelës depozitoi në mesin e shtatorit në Gjykatën e Tiranës kërkesën për shkurorëzim.

aurela 3
Ndërkaq, Admiri bëri edhe një deklaratë të fortë për ish-in: “Për mua është një rrugë që s’ka kthim mbrapa. Pasi edhe nëse ajo më lutet, unë prapë do ta refuzoj. Çdo gjë ka marrë fund. Përjetimi pas ndarjes është ai i një të dashuruari, që pas 14 vitesh mori zhgënjimin”. Por ndërsa Admiri e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij nga martesa, duket se Aurela nuk “e pranon” divorcin.

Ende pa u ftohur thashethemet nga kjo histori, ajo nuk ka komentuar asgjë pas deklarimeve të ish-burrit, por vetëm ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku e veshur me fustan nusërie modern josh deri në ekstrem, duke prekur edhe “zogun”.

Për hir të së vërtetës, Aurela duket mjaft “hot” në këto pozime, aq sa më të drejtë një fans i ka shkruar: “E mrekullueshme, po i kujton ish-burrit se çfarë ke humbur…”.

Nuk e dimë nëse ky ka qenë qëllimi i Aurelës, por publikimi i fotove si nuse ngjan mjaft provokativ dhe korrespondon me seancën e parë të divorcit.

aurela 2 aurela 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura