FOTOT/ Projektet, si do të ndryshojë hyrja në Parkun e Liqenit

Jul 7, 2015 | 11:58
SHPËRNDAJE

Hyrja e Parkut të Liqenit do të jetë krejt ndryshe nga sa është sot.

Qeveria ka thirrur nëntë studio të cilat po paraqesin projektet e tyre për zonën që prek edhe Universitetin Politeknik si dhe Gardën e Republikës.

Projektet e paraqitura deri tani parashikojnë ngritjen e disa ndërtesave të tjera, përveç godinave aktuale.

“Juria synon krijimin e hapësirave me rëndësi të veçantë. Së pari, krijimin e qendrës inovative të shërbimeve publike, një qendër e cila do t’i japë të gjitha shërbimet e përqendruara për publikun përmes një sistemi tërësisht inovativ, që do të përbëjë edhe rrëzimin e të gjitha mureve të burokracisë për të gjithë qytetarët që sot enden nga sporteli në sportel”, tha kryeministri Rama në nisjen e prezantimit të projekteve. 

1. MikeViktorViktor-Jorge Otero – Public Work & Util


Parku dhe qyteti janë të lidhura bashkë si dy pjesë të një zinxhiri (rrobash). Struktura ikonë lejohen të jenë pjesë e kufirit të parkut si kalalistë për të ndihmuar në krijimin e një kufiri hibrid të parkut. Anasjelltas, parku lejohet të derdhet (të kalojë vijën) në qytet për të gjeneruar vende ftuese për tu grumbulluar. Si rezultat, ne shkojmë nga kufiri tek milimetrikja (njësia matëse) nga kufiti tek pika ndërmjetëse- nga kufiri tek kondesatori urban atje ku jeta e qytetit shkrihet me kulturën e parkut.

 2. Vittorio Grassi – B&L Studio


Hyrja në Parkun e Liqenit ka qenë ndër vite subjekti i disa iniciativave për projekte. Ka qenë gjithmonë në kërkim të mënyrës më të mirë për tu lidhur me qytetin nëpërmjet një pjese të ndërmjetme, por kërkon gjithashtu një imazh, ose një emblemë si hyrje në park. Porta e Parkut të Liqenit është e pozicionuar në një shesh tjetër të vogël e cila është pjesë e sistemit të shesheve të masterplanit: Sheshi  “Frederic Chopin”.

3. JDS Architects – Dea Studio


Projekti ynë parashikon idenë e një sërë ornamentesh( monumente) urbane në park. Vende për tu takuar e grumbulluar të rrethuara me pemë, në kufi me fabrikën e qytetit (apo me qytetin).Këto ndërtesa, nëse janë të një madhësie të konsiderueshme,   arrijnë të ndërthuren secila me vendet publike për të shembur idenë e monumenteve. Funksionet e hyrjes nga Universiteti gërmohen për të lënë Sheshin Nënë Tereza të vazhdojë drejt Parkut, Stacioni i Policisë hap rrugës poshtë e lartë duke minimizuar impaktin e tij dhe fut në kornizë një Oaz të mbrojtur në qendër të tij dhe Ndërtesa e Shërbimit Publik del si një shesh tarracë që ofron pamje të liqenit dhe parkut.

4. Xaveer De Geyter Architects – Symbiotica


Ne propozojmë që të ridefinojmë skajet e Parkut me dy elementë kryesorë. Njëra është të ndërtojmë, por jo në mënyrë sistematike godina funksionale që përshtatet me mjedisin. E dyta konsiston në ndërtimin e një mjedisi të gjelbëruar.

Godina ekzistuese e Universitetit është e përfshirë në projekt. Topografia aktuale e kompozimit të sheshit i jep një stonim asaj. Ne duhet të bëjmë qëndrimin e natyrshëm të godinave me mjedisin duke krijuar hapësira të mëdha. 

5. ATENASTUDIO-INDRIO-NORRØN 

 

 Zhvillimi i zonës mes qytetit të Tiranës dhe Parkut të Liqenit përmban në vetvete një potencial të madh për krijimin e një vepre ku qytetarët mund të jetojnë në harmoni me natyrën.

Ndërtesat tona janë projektuar me kujdes dhe përmbushin nevojat e funksioneve të tyre. Gjithashtu ato do të kontribuojnë në jetën publike dhe do të jenë pjesë aktive e saj.

Gjithashtu, pamja e tyre e jashtë do të jetë tepër tërheqëse. 

6.AZPML LIMITED – Arquitectura Agronomia – AEA Consulting – StudioArch4


Strategjia jonë e të ndërtuarit është të ndërtojmë ndërtesa multifunksionale të cilat të jenë të afta t’i japin një kualitet skajeve të parkut.

Ideja jonë është që të prodhojmë një seri kopshtesh, të cilat do të krijojnë mundësinë e krijimit të hapësirave të gjelbra. Këto do të gërshetohet me ndërtesa për funksione publike. 

7.Matthias Bauer Associates – Grijsbach – Transsolar



 

Ne propozojmë që të zhvillojmë apo miksojmë Parkun e Liqenit me zonën urbane të Tiranës, në mënyrë që të krijojmë një lidhje më të fortë mes qytetit dhe parkut.

Ideja jonë është që të zgjerojmë parkun kundrejt qytetit dhe më saktë, sheshit “Nënë Tereza”. Ky shesh do të jetë një lidhje e natyrshme me parkun duke krijuar hapësira të vogla dhe të mëdha publike të gjelbra. 

8.ARCHEA ASSOCIATE – AEI progetti rsl – Ergys Krisko – Florian Derek 

 

Parku i Tiranës ka qenë për një kohë të gjatë një zonë rekreative dhe pushuese për qytetarët. Projekti ynë synon që t’i japë një shprehje më kontemporane hyrjes së parkut. Ne duam ata zgjerojmë më shumë këtë dhe të ndërtojmë objekte me funksione publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura