FOTOT/ Polici vret të dashurën dhe vëllanë, më pas vetëvritet. I kapi në një skenë që…

May 27, 2020 | 18:27
SHPËRNDAJE

whatsapp-20image-202020-05-25-20at-2012-01-12

Një djalë i ri, polic, ka vrarë të dashurën e tij, vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje, i shtyrë nga mendimet se ata të dy e tradhtonin duke frekuentuar njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pehuajó, në provincën e Buenos Aires, të Argjentinës.

Sipas mediave vendase, polici Boris Lulich qëlloi me armë të fejuarën e tij Brenda Aylén Rojas dhe të vëllanë Felipe Lulich. Ai dyshonte në një lidhje të fshehtë mes tyre.

E dëshpëruar, vajza 19-vjeçare thirri Policinë për ndihmë. Ajo ishte me kunatin kur i dashuri i saj mbërriti dhe nisi të bënte skena xhelozie.

Para se të vritej, vajza i tha Policisë në telefon se partneri i saj kishte “keqinterpretuar” një situatë midis saj dhe kunatit dhe se po i kërcënonte me armë zjarri.

Autori, ekspert i Policisë Shkencore, hapi zjarr ndaj të dyve dhe i vrau ata. Pastaj qëlloi veten në kokë. Ai vdiq disa orë më vonë në spital.

f800x450-71201_122647_0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura