FOTOT/ Plas gallata me Kryetaren e FRESSH-it pas videos që u bë hit

Feb 9, 2016 | 19:47
SHPËRNDAJE

Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka e ka marrë me sportivitet videon ku ajo shfaqet duke folur përçart në një takim me të rinjtë në selinë e Partisë Socialiste.

12670309_10153472578351523_8879182451874727007_n

Në argumentimin e saj, Koka duke e cilësuar të gjithë këtë “gallatë” thotë se e gjitha ideja e fjalimit të saj ishte se, “në Shqipëri në harkun kohor të dhjetë orëve mund të shkëmbehesh me kryetar bashkie, ministra, kryeministra etj” dhe sipas saj në pak orë mund të takosh të gjithë shqiptarët.

Ndërsa, “sa për shtëpitë e ministrave gjysma e këtyre kritikëve i dinë shumë mirë se i kanë çuar të paktën një herë prindërit me nga një CV në dorë t’i presin tek dera.”

Në fund, Koka fton miqtë e saj në Facebook që të shohin edhe njëherë videon për t’u “qartësuar”, por nga komentet shihet se ajo ka dështuar sërish në sqarimin e saj. Mes tyre që ka komentuar në Facebook është edhe djali i ish-Kryeministrit, Sali Berisha.
12717527_10153587613413371_1263212295324042595_n 12654647_777374495727204_7095442913896184764_n

 

Lolita1kokakoka2koka3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura