Fotot/ Përplaset nga makina djali i reperit të famshëm shqiptar, ja si është gjendja e tij

Nov 20, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Djali i reperit të famshëm shqiptar, Dudës është përplasur nga makina.

Lajmi e bëri të ditur vetë reperi në një postim në InstaStory, ku tregoi se Geni është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ndau me ndjekësit një foto të djalit ku shihen dëmtimet që ka marrë në fytyrë si pasojë e aksidentit.

“Ky burrë i madh është mirë tani, falë Zotit,”- shkroi reperi, ndërsa me shaka shtoi: “Ai përplasi makinën me kokë.”

Ndërkohë edhe Geni ndau disa foto nga një spital në Liverpool të Anglisë, ku shiheshin qartë dëmtimet e marra dhe këmba e vendosur në allçi.

“Jam mirë, shumë mirënjohës për të gjithë dashurinë tuaj,”- shkroi ai, krahas imazheve.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura