FOTOT/ Pasi u dhunua barbarisht, biznesmenit libanez i zënë tokën tek Gjiri i Lalzit me firmën e Dakos

Nov 15, 2017 | 12:16
SHPËRNDAJE

LEONIDHA MUSAJ/PANORAMA

Banorët e zonës se Shën Pjetrit kanë uzurpuar pronën e investitorit libanezoamerikan, Faadi Mitri, prej 45 mijë metra katrorë tokë, i cili u largua nga Shqipëria pasi u rrah barbarisht rreth një vit më parë. Rreth 15 banorë të zonës kanë kërcënuar rojën e kompanisë së tij “Omnix Albania” dhe kanë shembur gardhin rrethues të pronës.

23599967_10214693127543793_1646897518_o

Më pas, me pretendimin se janë pronarët legjitimë të truallit, banorët rrethuan parcelat për llogari të tyre duke bërë “vetëgjyqësi”. Në momentin e ngjarjes, të pranishëm, përveç banorëve të zonës, kanë qenë edhe një punonjës i Policisë së Bashkisë Durrës dhe një topograf, punonjës po i Bashkisë.

Përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania” kanë kërkuar ndihmë nga Policia, por kjo e fundit nuk u ka ofruar mbështetje, sipas tyre.

“Kur u njoftua Policia për sulmin e banorëve, që duke kërcënuar rojet po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e Policisë Manzë, ishte që ne nuk i pengojmë dot pasi ata janë të pajisur me certifikatë pronësie dhe leje për ndërtim gardhi, të firmosur nga bashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili kishte dërguar me këta vandalët edhe një polic bashkiak dhe një topograf”, sqaruan përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania”.

23600196_10214693131343888_621172001_o

Nga ana tjetër, burime nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se, ka nisur një hetim për ngjarjen në fjalë dhe se rasti është referuar në Prokurorinë e Durrësit pas denoncimit që ka bërë në Polici administratorja e investitorit libanezoamerikan.

Sipërfaqja prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit është kthyer prej disa vitesh në një mollë sherri mes biznesmenit libanez dhe banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se kanë pronën e tyre në hapësirën e rrethuar nga kompania “Omnix Albania”.

Faadi Mitri pretendon se e ka marrë këtë sipërfaqe toke, ndërsa Gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Seçunit (banor i zonës). Në vitin 2014, banorët protestuan, por pas ndërhyrjes së dhunshme të Policisë, biznesmeni ngriti rrethimin.

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata vendosi, në shtator 2016, sekuestro të pronës, për të cilën u dhunua barbarisht biznesmeni libanez, Fadi Mitri, përfaqësues i kompanisë “Omnix Albania”.

23600664_10214693131143883_727905975_o

Sipas hetimeve të deritanishme, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumenteve të falsifikuara.

“Kompania nuk ka asnjë njoftim shtetëror zyrtar, as se çfarë u bë me hetimin që ngriti Manjani, dhe as si palë e interesuar me kontratën që kemi me shtetin. Mbi atë sipërfaqe toke gjenden dy dokumente zyrtare që janë firmosur nga ish-zv.kryeministri Niko Peleshi (1. Leja e ndërtimit të projektit dhe 2. Kalimi i asaj sipërfaqeje me VKM te Ministria e Turizmit për ndërtimin e resortit dhe pavarësisht kësaj, edhe nëse atij personi i ka kaluar pronë- sia me ndershmëri apo jo, shteti nuk denjon as të na njoftojë dhe as të mbajë përgjegjësi për firmosjen që ka bërë vete mbi atë tokë”, shprehen përfaqësuesit e kompanisë Omnix”.

Resorti gjigand me vlerë 180 milionë në Gjirin e Lalzit parashikohet të ndërtohet nga një kompani nga Katari me pronar Jamal Abdulsalam Abu Issa.

23600836_10214693127303787_269156497_o 23600886_10214693131303887_275495977_o 23600940_10214693127423790_1690058430_o 23600975_10214693127783799_543677636_o 23627024_10214693127743798_1957568331_o 23627048_10214693131223885_857144886_o 23627141_10214693127903802_1765478964_o 23627274_10214693131463891_1880236319_o 23627356_10214693127343788_1817675544_o 23627383_10214693127943803_1038322630_o 23634251_10214693127983804_1159585047_o 23599939_10214693131703897_622887036_o - Copy 23599967_10214693127543793_1646897518_o - Copy 23600196_10214693131343888_621172001_o - Copy 23600664_10214693131143883_727905975_o - Copy 23600836_10214693127303787_269156497_o - Copy

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura