FOTOT/ Pasi i takoi nga afër qytetarët në Bubq, Basha: Gjendja vazhdon të rëndohet për ta. Ja plani që ne propozojmë

Dec 2, 2019 | 15:58
SHPËRNDAJE

pjimage - 2019-12-02T155405.044

Kryetari i PD Lulzim Basha ka renditur sot 3 pikat te cilat PD propozon që duhet te veprohet me urgjence. Sipas tij, tre pikat që duhen ndjekur janë:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve.
2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.
3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve.

Në një postim në Facebook, lideri i demokratëve ka ndarë edhe përjetimet e tij pasi takoi nga afer familjet e prekura dhe te demtuara nga termeti i 26 nentorit:

“Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre.

Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.

Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ne propozojmë:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.

2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.

Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.

79171058_2792244230826740_6440736882681708544_o 78324218_2792244214160075_789356981176500224_o 78898110_2792243987493431_8620159342013841408_o 79934983_2792244217493408_4134664363300618240_o 79116712_2792243980826765_1402126639675998208_o 77217080_2792243974160099_7522729691044642816_o 77397978_2792243964160100_589901556103512064_o 77292802_2792243770826786_8999675970981986304_o 78218779_2792243777493452_9109554265344442368_o 78412889_2792243760826787_8295105595598438400_o 78397418_2792243754160121_5838238170319159296_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura