FOTOT/ Pamjet e frikshme nga aksidenti, përplasen 4 automjete të parkuara. Një i ri në luftë për jetën

Aug 22, 2019 | 13:01
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri vetëm 25 vjeç po lufton për jetën pasi dy makina sportive me fuqi të madhe u përplasën me katër automjete të tjera të parkuara.

Raportet e mediave britanike thonë se një Fag Jaguar F dhe Audi A5 po udhëtonin me shpejtësi të lartë përgjatë rrugës në Chislehurst, në jug të Londrës.

0_RTA

Shoferi i njërës prej makinave besohet të ketë goditur një shtyllë neoni qe ndriconte rrugën.

Ndërkohë automjeti i dytë pas përplasjes doli nga rruga.

Një Nissan Qashqai, një Volkswagen, një Volvo XC90 dhe një Porsche Cayenne u goditën nga të dyja makinat, sic shihet në fotot e poshte.

Një fotograf i cili fiksoi pamjet pas aksidentit, e përshkroi pamjen në rrugën si një “vend ku kishte rënë bomba”.

0_PAY-UKNIP_Carnage_Chislehurst_24 0_PAY-SDSDDDD 0_PAY-dddd 0_PAY-sdsdd 0_PAY-sdsffef

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura