FOTOT/ Orinda Huta larg Turit për ditëlindje, arsyeja pse e festoi me Drini Zeqon

Feb 8, 2020 | 11:45
SHPËRNDAJE

Orinda Huta ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme afër “Sanremos”, por larg bashkëshortit të saj, Turi Hyska. 

Së bashku me Drini Zeqon, Orinda i është drejtuar vendit fqinj për një arsye të rëndësishme, pasi Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e “Sanremos” si një nga prezantueset e përzgjedhura për këtë edicion. E me sa duket, Orinda dhe Drini Zeqo do të raportojnë nga prapaskenat për të zbuluar detajet dhe momentet më interesante të kësaj eksperience.

Ata kanë publikuar foto në “Instagram”, ndërsa pritet që gjithçka ta shohim të transmetuar në “Jo vetëm modë”. E duket se postditëlindja për Orindën nuk mund të ishte më e veçantë se kaq, duke festuar me kolegun, gazetarin dhe spikerin e njohur të lajmeve në “Tv Klan”.

Pak kohë më parë, Orinda zbuloi dhe disa detaje në lidhje me karakterin e saj rebel, bashkëngjitur një postimi për të ëmën.

“Ma nxore shkumën moj vajzë… Tani nuk ndodh më ta thuash, përkundrazi, por unë e di që të kam lodhur shumë sepse kam qenë vajzë rebele dhe nuk e çaja shumë kokën! Ti më ke dashur shumë gjithmonë dhe shpeshherë jam ndjerë si e preferuara, edhe pse të ngacmoja se doje më shumë djalin. Unë nuk njoh grua më të fortë, më të mirë dhe më të dashur se ti. Faleminderit Zotit që të kemi”, shkruante Orinda.

Momentalisht, ajo i është kushtuar emisionit të saj të ri në “TV Klan”, “Jo vetëm modë”, dhe duket se do ta shohim shumë gjatë si moderatore në ekran. Orinda Huta tashmë është martuar me moderatorin Turjan Hyska dhe nuk ka ngurruar të rrëfejë detaje të një nuseje të mirë. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre 10-vjeçare me një superceremoni VIP, me 300 të ftuar.

Ajo nuk hezitoi të zbulonte dhe detajet e dasmës, përfshi ankthin e të ftuarve dhe shiut që mund t’u prishte dasmën në ambient të hapur.

“Si fillim, me përgatitjet e dasmës është marrë Turi”. Ndoshta mund t’ju bëjë çudi, por kështu ka ndodhur, pasi siç rrëfen Orinda, ditët e fundit ajo ishte totalisht shumë e pavendosur.

Ndërsa për ankthin e shiut tregoi: “Sapo u zgjova pashë qiellin e vranët. Pastaj u ula në lagje, piva një kafe me motrën dhe kur më vjen mesazhi nga shërbimi meteorologjik: “Jo, nuk ka shi, e sigurt 100 për qind”. “Sa kthej kokën pas, shiu me gjyma”.

Ajo tregoi se në dasmë të gjithë erdhën me vonesë, përfshi edhe familjarët e saj.  /Panoramaplus.al

                 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura