FOTOT/ Orët e fundit të Mark Frrokut në Kuvend përpara arrestimit

Mar 27, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, e sigurt është se Mark Frroku do të mungojë të paktën disa ditë në Parlament dhe komisione.

Mark Frroku duke u larguar nga Kuvendi

Dita e djeshme ka qenë e fundit për të në karrigen e Parlamentit.

Ishte një ndër deputetët e parë që erdhi në seancë.

Mbajti një fjalim ku i kërkoi kolegëve që të mos e votonin kërkesën për arrestimin dhe pas një shtrëngimi dore me Sadri Abazin u largua.

Në oborrin e Kuvendit e pritën mediat, të cilat i morën një prononcim përpara se të arrestohej në lokalin në periferi të Tiranës.

Siç duket edhe nga fotografitë, Mark Frroku ka hedhur vështrimin edhe një herë të fundit nga godina e Kuvendit përpara se të largohej…

[portfolio_slideshow size=madhe] 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura