FOTOT/ Nis greva tek Filologjiku, pedagogët: Ja thirrja për qeverinë

Jan 21, 2019 | 9:45
SHPËRNDAJE

Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

Ata janë vendosur në oborrin e fakulteti dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Në protestë ndodhen dhe studentët të cilët prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga institucionet përkatëse.

Pedagogu Mark Marku: Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambletë dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë, varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Zv. Dekani Agron  Gjekmarkaj: Ne jemi për ti mbështetur dhe jemi pas një vendimi unanim të marrë nga asambleja për të shprehur indinjatën tonë të përsëritur dhe thirrjen për arsye që i drejtohet qeverisë për të rrëzuar ligjin e arsimit të lartë, jo pse duam ne për tekë por për ti bërë një shërbim universitetit publik në Shqipëri, kemi harxhuar letër të bardhë pafund, por kjo u hodh poshtë nga qeveria. Nëse ai ligj nuk bie universiteti nuk do të ketë paqe. I bëjmë thirrje qeverisë të mos harxhojë kohë me retorikë, por të flasë për kërkesat e studentëve. Kërkesat i janë drejtuar qeverisë, ne jemi thjesht solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson se studentët janë jashtë auditorëve, jemi këtu të kapim mësim dhe dije për sa kohë ata janë jashtë, nuk funksionon. UT do i drejtohet Gjykatës Administratave për të rrëzuar VKM-të se cenohet autonomia, pasi nuk lejojmë që universiteti te merret ne patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në show e radhës të Turbina.

Ligji ka kundërvënë strukturat duke paralizuar punën, duke mos pasur koordinim mes Senatit dhe Bordit, struktura që kontrollojnë njëra-tjetrën, si ndodhi me administratorin, nje eksponent i PS, që solli policinë ne fakultet, një akt i turpshëm për mua, qe nuk kishte ndodhur një gjë as në vitin 90′, që nuk e ka bërë as Hekuran Isai dhe Ramiz Alia.

Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë Protesta e studentëve dhe pedagogëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura