Fotot nga paprazzi/ Kejdi Mehmetaj habit me pamjen e saj, e shkujdesur në takimin e Partisë së Lirisë

Aug 7, 2022 | 22:47
SHPËRNDAJE

Vetëm pak muaj më parë, Kejdi Mehmetaj u bë nënë për herë të parë. Tashmë që Partia e Lirisë ka ardhur e ndryshuar, duket se edhe Kejdi do ta alternojë mëmësinë me angazhimet e saj në politikë. Mehmetaj u shfaq në Konventën e kësaj partie dhe duhet thënë se shumë përshtypje na bëri fakti se prezenca e saj ishte larg asaj që jemi mësuar ta shikojmë.

E veshur me të zeza, me flokë të shkujdesura dhe pa pikë grimi, ishte paraqitje e saj në rradhë bashkë me koleget, që për këtë aktivitet isin kujdesur të dukeshin sa më zyrtare. Edhe më herët Kejdi bën pjesë tek politikanet që nuk zgjedhur grim të rënduar, megjtihatë veshja e saj ka qenë gjithnjë zyrtare, duke u dukur shpesh edhe më e madhe në moshë.

Por tashmë që angazhimi i saj kryesor është mëmësia, ajo ia lejon vetes të shfaqet në aktivitetet politike edhe fare casual, duke lënë pas kështu atë pjesë të jetës së saj ku dukej si një zyrtare e mirëfilltë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura