Fotot nga paparazzi/ Nevina Shtylla dhe i fejuari i saj heqin dorë nga jeta e natës, fokusi i tyre… Të kapur për dore dhe të buzëqeshur tek Panairi i Librit

Nov 27, 2022 | 15:54
SHPËRNDAJE

Panairi i Librit i ka bërë bashkë edhe emrat të politikës, të artit dhe të kulturës, por nuk kanë munguar dhe vajzat e “showbizz”-it.

nevina shtylla Arbër myftari123

Ajo që na ra në sy ishte prania e Nevina Shtyllës së bashku me të fejuarin e saj. Shëtitën Panairin me blerjen e tyre, ku duhet thënë që më të pakta kanë qenë vajzat e “showbizz”-it që kemi fotografuar nga Panairi.

nevina shtylla Arbër myftari16

Çifti mesa duket ka lënë në sfond jetën e natës tashmë janë fokusuar në angazhimet kulturore letrare. Mesa duket, i shijon më shumë një shëtitje mes librash sesa një gotë verë në klub me shoqërinë.

nevina shtylla Arbër myftari6

Të dy duken shumë të përfshirë nga titujt e librave. Ndonëse mundohet të jetë shumë hermetike për jetën private, Nevina Shtylla nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista.

nevina shtylla Arbër myftari5

Një nga gjërat rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është se si shkon lidhja e saj dhe çfarë tipi është Nevina në lidhjet romantike.

Në një intervistë për “Natë me Aulonën”, moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar, por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet “grindavece”.

nevina shtylla Arbër myftari4

Sa i përket planeve për dasmë tha se nuk mendon se do bëjë një të tillë, sepse i mungon dedikimi për organizimin e saj.

nevina shtylla Arbër myftari3

“Në dashuri jam shumë e ëmbël shumë e mirë. Një gjë të keqe që kam është se jam ndonjëherë më shumë grindavece seç duhet. Më fiksohet ndonjë gjë dhe nuk ndalem më. Por, më bie nervi shumë shpejt. Mirë jam në kohën time dhe e qetë. Më pëlqen dasmë në vetvete dhe të jem me njerëzit e mirë, se zakonisht jemi me njerëz të ndryshëm dhe humbasim kohë me njerëz të tjerë.

nevina shtylla Arbër myftari2

Sensi i të festuarit me të afërmit më pëlqen. Por më mungon sensi i të organizuarit dhe nuk e di a do bëj ndonjëherë dasmë. Në sfilata kam veshur disa herë vello por gjithsesi ndjesia është e ndryshme nga veshja në pasarela dhe të qenurit nuse”, tha ajo.

nevina shtylla Arbër myftari1

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.

nevina shtylla Arbër myftari

Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.

nevina shtylla Arbër myftari7 nevina shtylla Arbër myftari9 nevina shtylla Arbër myftari8 nevina shtylla Arbër myftari10 nevina shtylla Arbër myftari11 nevina shtylla Arbër myftari12 nevina shtylla Arbër myftari15 nevina shtylla Arbër myftari14 nevina shtylla Arbër myftari13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura