Fotot nga paparazzi/ Në superformë, Manjola Nallbani tërheq vëmendjen nën shoqërinë e vajzës! Si janë kombinuar nënë e bijë

Mar 26, 2023 | 20:00
SHPËRNDAJE

Manjola Nallbanin jemi mësuar ta shikojmë shpesh në Bllok. Këngëtarja duket se e preferon këtë zonë dhe zgjedh të kalojë një pjesë të ditës së saj.

manjola nallbani2

Të shpeshta kanë qenë rastet që e kemi parë nën shoqërinë e mikeshave, teksa frekuenton këtë zonë. Por nuk janë të rralla edhe rastet teksa Manjola është shfaqur me vajzat.

Këtë herë, paparaci ynë e ka fotografuar në zemër të Bllokut, ku edhe ka qenë bashkë me vajzën e saj, ajo që na bie gjithnjë në sy nga këngëtarja janë pikërisht format fizike perfekte që gëzon si dhe stili kaq unik në veshje. Si gjithnjë shumë ‘in’ dhe sharmante, artistja ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa bënte këtë shëtitje me vajzën.

manjola nallbani1

Të dyja të veshura me të zeza, vetëm se Manjola kishte zgjedhur takat, ndërkaq e bija, duke iu përshtatur moshës, kishte zgjedhur një palë atlete. Këngëtarja bën pjesë tek ato artiste që shpesh herë ka folur për jetën private, e ndërsa kur flet për vajzat, e pushton një tjetër emocion.

manjola nallbani

Pyetjes është apo jo e rreptë me të bijat, ajo i përgjigjet: “Nuk jam autoritare, por jam munduar t’i bëj të kuptojnë se unë jam njeriu që do kenë gjithmonë afër dhe do t’i mbështes gjithmonë. Unë nuk kërkoj që fëmijët e mi të jenë të përsosur, por jam munduar t’i rris në atë formë që të kuptojnë se jam shoqja më e mirë e tyre”. Manjola foli gjithashtu edhe për sezonin veror që sapo ka nisur, i cili përveç pushimeve me familjen, rezervon shumë koncerte dhe projekte për këngëtaren e njohur. Manjola tregon se tashmë ato janë rritur dhe dinë t’i vlerësojnë sakrificat e prindërve. Po ashtu, dinë edhe se me sa mund i fitojnë ata të ardhurat, ndaj janë të kujdesshme edhe për shpenzimet. A harxhojnë shumë para, ishte pyetja e Ermalit për të bijat, së cilës Manjola i përgjigjet: “Jo, nuk harxhojnë. Megi është shumë e ekuilibruar. Kam përshtypjen se, nëse fëmija kupton si i fitojnë paratë mami dhe babi, atëherë di t’i vlerësojë ato.”

manjola nallbani (1)

Ndërsa për kontrollin mbi to, Manjola tha se si shenjë Luani, “unë vras” dhe pas kësaj, tregoi një histori nga një udhëtim me të bijat në Vjenë: “Isha bashkë me vajzat duke shëtitur në urën kryesore. Një mbrëmje e ftohtë, errësirë. Unë isha duke bërë foto. Duke ecur, ndaluam një moment dhe dëgjova një fjalë “zeksi”, “seksi” nga një burrë, diçka që nuk e kuptova mirë, por këtë “seksi” dëgjova unë dhe…. Iu ktheva dhe në shqip i thashë “të shqyej, të shqyej, more vesh?” Ai mbeti i hutuar, i huaj i shkreti, u largua…. Megi (vajza e madhe), më tha pas kësaj: “O ma, po ç’pate?” “Po se ç’tha një ‘seksi’ dhe ngriti dorën lart. Me sa duket, tregonte ndonjë hotel lart”. Unë kështu mendova, por ai në fakt kishte thënë: “Në kat të shtatë bëhen foto shumë të bukura”, shprehej artistja në një ndër deklaratat e saj, duke zbuluar marrëdhënien e veçantë që ka me dy vajzat e saj.

elvana gjata manjola nallbani (1) manjola nallbani (5) manjola nallbani (3) manjola nallbani (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura