Fotot nga paparazzi/ Ministrat e Ramës përqafime në festë, Milva Ekonomi dhe Niko Peleshi takohen të përmalluar

Aug 14, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Festa në sheshin “Skënderbej” ishte një moment zbavitës edhe për ministrat e qeverisë Rama. Pasi mbyllën një vit jo pak të ngjeshur, edhe ata shijuan atmosferën e krijuar. Por veç atmosferës ata mundën të shijonin edhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndonëse takimet e tyre janë thuajse të përditshme, ka pasur nga ata që kanë përfituar nga kjo festë për të qëndruar më pranë bashkë, apo si ky rasti në foto, ku janë përqafuar plot mall. Ministrja Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes janë takuar të përmalluar me njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse dy ligjvënësit kanë pasur kohë pa u takuar dhe kanë përfituar për t’u çmallur në këtë aktivitet. Ndoshta dy ministrat gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe takimet e tyre shpeshherë janë të tilla, por shkrepja flet shumë për këta dy miq të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura