Fotot nga paparazzi/ Irma Libohova dhe marrëdhëniet e komplikuara që ka me takat! I heq sapo mbaron performancën, zgjedh të…

Dec 3, 2022 | 20:15
SHPËRNDAJE

Irma Libohova është një nga këngëtaret më të njohura, shkëlqen me zërin e saj si dhe me produksionet muzikore si rrallë herë këtë herë e kemi parë te “Kënga Magjike”.

irma libohova2

Ka konkurruar me këngën “E jona” ku dhe ishte ndër pretendetet për ta fituar këtë kompeticion.

Megjithatë, këngëtarja siç duket dhe nga fotot nuk ka marrëdhënie të mirë me takat.

irma libohova

Në foton e parë që është në një nga netët e gjysmë finales të “Këngës Magjike”, këngëtarja ka hequr takat sapo ka përfunduar perfomancën në skenë.

Në imazhin e dytë që vjen nga nata finale e “Këngës Magjike”, Irma Libohova, shfaqet me fustanin klasik dhe me të sheshta.

irma libohova1

Mesa duket, kjo këngëtare ka një raport jo shumë të mirë me takat dhe vendosë që t’i heqë ato sapo mbyll perfomancat skenike. Kënga “E jona” sjell sërish në garë Irmën, edhe pse vetë ajo nuk e konsideroj të tillë.

irma libohova3

“Nuk kam hyrë për garë, dhe nuk e kam ndjesinë e garës, unë i kam marrë rekordet e mia, i kam marrë çmimet e mia.

Këtu misioni im është kryer, një çmim honorifik do isha shumë e lumtur nëse do ta kisha. Çmimi im është çmimi i njerëzve, festivali ka shpesh diskutime për pikët mes këngëtarëve”, shpehej ajo.

irma libohova4

Teksa u fol për tregun muzikor Irma ngre shqetësimin për të ardhmen duke thënë: “A do na duhet më zëri? Nuk e di si do shkojmë së shpejti, a do na nevojitet më zëri për të kënduar”.

irma libohova3

Sipas saj, ka më shumë prurje se sa konsum. Në mesin e melodive të repertorit të saj pranoi se kënga e saj më e mirë është “Gjethe Shtatori”. Gjithnjë me një stil unik të sajin, artistja nuk e braktis kurrë skenën muzikore, duke na surprizuar me prurjet e reja, ashtu si bëri edhe në festivalin e fundit.

irma libohova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura