Fotot nga paparazzi/ Edi Rama dhe Yuri Kim, larg sjelljes formale në takimet jopolitike, fotot në eventin e librit

Nov 28, 2021 | 17:34
SHPËRNDAJE

Promovimi i librit “Të lirë”, nga Lea Ypi, akademike dhe profesoreshë në një universitet në Londër, mori vemendje të shtuar nga media, krahasuar me eventet e tjera të këtij lloji në Shqipëri. 

edi rama yuri kim4

Dhe kjo për disa arsye; së pari sepse autorja vjen nga një familje e persekutuar në kohën e diktaturës dhe për këtë arsye ajo kishte vendosur që librin e saj ta promovojë në ish-shtëpinë e diktatorit si një simbolikë e fortë.

Së dyti, vëmendja erdhi për shkak të një prezence të madhe të politikanëve në një event artistik, duke filluar nga Kryeministri Edi Rama, shumë ministra të tij dhe përfaqësues të diplomacisë së huaj, të akredituar në Shqipëri.

edi rama yuri kim3

Pikërisht për këtë arsye, shumë analistë e quajtën të papërshtatshme, madje edhe skandaloze që një event libri të shërbejë si një vitrinë ku politikanët kërkojnë protagonizmin.

Por përveç këtyre aspekteve, ajo që na ra në sy, duke parë edhe këto foto, është mënyra se si sillen me njëri-tjetrin amasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, dhe Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që ambasadorja i takoi me respekt dhe në mënyrë formale figurat e njohura, pjesmarrëse në event, sapo u takua me Ramën, sjellja e saj ishte disi më ndryshe.

edi rama yuri kim2

Dy personazhet e njohur të diplomacisë dhe politikës, u përqafuan për pak minuta, duke mbajtur duart shtrënguar me njëri tjetrin gjithë përzemërsi. Dukej në fakt si takim i dy miqve të vjetër të cilët i kishte marrë malli për njëri tjetrin.

Nuk është risi dhe fakt i panjohur, që Rama arrin të shkrijë akujt në marrdhëniet mes politikanëve dhe ambasadorëve të huaj. Ai preferon mesa duket edhe dimensionin shoqëror mes tyre, gjë e cila nuk gjen kundërshtim nga pala tjetër, por përkundrazi pëlqehet.

Ky fakt ka bërë që shpesh politikanë të opozitës ta akuzojnë ambasadoren si të njëanshme dhe që e favorizon Ramën. Edhe rasti i shpalljes non grata të ish-Kryeministrit Sali Berisha, është komentuar nga disa, si një favor që Kim po i bën Ramës.

edi rama yuri kim1 edi rama yuri kim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura