Fotot nga paparazzi/ Buqetë me lule dhe dhuratë për një nga politikanët në Kuvend, kush u surprizua në sallën e Parlamentit

Mar 19, 2023 | 17:47
SHPËRNDAJE

Dita e enjte për politikën shqiptare është edhe dita ku bëhen bashkë deputetët në selinë e Parlamentit.

lule kuvend1

Angazhimet dhe dinamikat shpesh herë marrin rrjedha të ndryshme brenda sallës, duke u përqendruar pikërisht tek analiza politike. Por krah kësaj, nuk janë të rralla rastet, kur brenda Kuvendit ka edhe momente të vogla feste.

E tillë duket se ka qenë edhe e enjtja e fundit në Kuvend, ku një mini festë është organizuar. Ashtu si shihet, në nisje të seancës plenare, një tufë me lule kanë mbërritur, duke shkuar për njërin nga deputetët.

lule kuvend

E bashkë me lulet, shihet edhe një çantë e madhe, që nisur nga detajet, mund të jetë një dhuratë. Nuk dihet nëse këto lule janë për të surprizuar një nga politikanët për ditëlindje, apo një tjetër festë.

Por, jemi të sigurt që kushdo që ka qenë marrësi, është surprizuar jo pak nga kjo dhuratë e bukur dhe jo shumë e parë në këtë institucion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura